Prizren: E kanosi fqinjin pas një mosmarrëveshje, të dyshuarit i konfiskohen tre armë

Prizren: E kanosi fqinjin pas një mosmarrëveshje, të dyshuarit i konfiskohen tre armë

Policia ka njoftuar se dje në Prizren ka pasur mosmarrëveshje mes dy personave dhe njëri prej tyre e ka marrë armën dhe e ka kanosur personin tjetër, fqinj.

Në shtëpinë e tij janë sekuestruar:

-Një revole me dy karikator me 30 fishekë,

-Një pushke gjuetie pa fishekë dhe

-Një pushke luftarake me një karikator pa fishekë.

I dyshuari është ndaluar për në ndalim policor për 48 ore.

“Kundër tij është filluar procedura penale për veprat penale “Posedim i paautorizuar i armës dhe municionit”  dhe “ Kanosje”. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale që lidhen me armëmbajtjen dhe përdorimin e tyre.”

Related Articles