Prizren: I shitën 3800 euro false të hekurit, i morën 3040 origjinale të letrës (VIDEO)

Prizren: I shitën 3800 euro false të hekurit, i morën 3040 origjinale të letrës (VIDEO)

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave që dyshohet se janë marrë me shit-blerjen e parave të falsifikuara.

Me 3040 euro origjinale, në një kioskë në Prizren janë blerë 3800 euro të falsifikuara, të gjitha në monedha prej 2 eurosh, përcjell Klan Kosova.

Sipas kryeprokurorit, Admir Shala, një numër prej tyre janë konfiskuar, ndërkaq  një pjesë janë në qarkullim.

Sipas tij, kjo dukuri është në rritje, meqë në 2020 kanë qenë 24 raste me 30 persona e në 2021-tën 57 kallëzime me 77 persona.

Related Articles