Një person është shpallur i zhdukur që nga data 3 korrik në Prizren, ka njoftuar policia të mërkurën.
Në raportin 24-orësh policor është thënë se rasti është raportuar nga një i afërm i viktimës pesë ditë nga largimi i tij.
Bëhet e ditur se viktima është larguar nga shtëpia me veturë dhe që atëherë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.
Rasti është duke u hetuar.