Policia sot në Prizren e ka sekuestruar një pushkë gjuetie, tri thika dhe një automjet.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se ky operacion është bërë në kuadër të planit operativë për parandalimin e gjuetisë së paligjshme.
Sekuestrohet një pushkë gjuetie, tre thika dhe një automjet në Prizren
“Policët e hetues e kanë ndaluar automjetin dhe e kanë vërejtur se ngasësi i automjetit kishte në posedim një pushkë gjuetie me 15 fishekë, si dhe tri thika. Pas kontrollimit të dokumenteve, rezulton se i njëjti nuk posedonte leje për armët në fjalë”.
“Gjithashtu, gjatë verifikimit të dokumentacionit u konstatua se i njëjti nuk e kishte të regjistruar e as të doganuar automjetin e tij, tip Hondai. Arma dhe 15 fishekë, tri thika dhe automjeti janë sekuestruar nga policia”, thuhet në njoftim.