Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një 32 vjeçar në Prizren, nën dyshimin për tentim-vrasjen e tre zyrtarëve policorë.
Zyrtarët policorë ishin lënduar në kohën kur ata ishin duke kryer detyrën e tyre me ç’rast ishte raportuar një rast dhunë në familje.
“Patrulla Policore me të pranuar informatën i është përgjigjur rastit dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, i dyshuari kosovar shqiptar K.B. (1990) më të vërejtur prezencën e zyrtarëve policor, i sulmon ata duke e goditur me veturën e tij në veturën e zyrtarëve policor, me ç ‘rast u shkakton lëndime trupore tre (3) zyrtarëve policor dhe dëme të konsiderueshme në automjetin zyrtar të policisë.”,ka njoftuar Policia e Kosovës.
Policia tregon se tre zyrtarët policor të lënduar, pas tretmanit mjekësorë në qendrën Emergjente të Spitalit të Prizrenit janë liruar për në shtëpi dhe të dyshuarit iu është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.
Njoftimi: