Në komunën e Prizrenit raportohet se ka humbur një djalë dhe një vajzë. Të dy bashkë janë larguar nga shtëpia e tyre dhe nuk janë kthyer tashmë për një kohë të gjatë.
Rasti i dy personave të humbur është lajmëruar në policinë rajonale të Prizrenit nga një grua dhe rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës.
Rasti është cilësuar “Person i zhdukur”.