Është arrestuar një person pasi sulmoi fizikisht një grua, derisa kjo e fundit u dërguar për tretman mjekësor.
Kjo u bë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Në njoftim thuhet se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndryshe, rasti ka ndodhur në Prizren.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.