Prizrenasi denoncohet nga bashkëshortja dhe djali për dhunë në familje, dërgohet në mbajtje

Prizrenasi denoncohet nga bashkëshortja dhe djali për dhunë në familje, dërgohet në mbajtje

Çdo ditë në Policinë e Kosovës raportohen raste të shumta të dhunës në familje, ku kryesisht të dyshuar janë burrat që ushtrojnë dhunë ndaj bashkëshortes, apo edhe anëtarëve tjerë të familjes.

Ndihmën e Policisë e kanë kërkuar dje një nënë dhe djali i saj në Prizren, të cilët kanë denoncuar bashkëshortin, gjegjësisht babanë, për dhunë në familje.

Sinjali mëson se si rezultat i denoncimit, 47-vjeçari është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin.

Ai para hetuesve policorë ka pranuar se ka telashe me familjarët e tij, por mohon t’i ketë sulmuar fizikisht.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “dhunë në familje” dhe është lëshuar urdhër për ndalim policor.

Related Articles