Një vdekje e dyshimtë është raportuar në fshatin Pejçiq të Prizrenit.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i emergjencës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion./Gazeta Enigma/