Telashet familjare shpesh herë kalojnë muret e shtëpive, për shkak të eskalimit të situatës ku nevojitet edhe ndërhyrja e Policisë. Një rast i tillë ka ndodhur në një familje në rrugën ‘Banush Bytyqi’ në Prizren, ku një person dyshohet se ka kërcënuar familjarët e tij.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se vëllai i të dyshuarit ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se 39-vjeçari ka kërcënuar familjarët, teksa vetë pohon se është edhe viktimë e sulmit fizik.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë arrestuar të dyshuarin dhe i njëjti më pas është shoqëruar në stacion policor.
Me urdhër të prokurorit, 39-vjeçari është dërguar në mbajtje si i dyshuar për veprën penale ‘Kanosje’ dhe ‘Dhunë në familje’.