“Problematike të refuzohet gazi amerikan – strategjikisht, politikisht, ne nuk duhet të mbesim anash këtij projekti”

“Problematike të refuzohet gazi amerikan – strategjikisht, politikisht, ne nuk duhet të mbesim anash këtij projekti”

Analistja Shqipe Pantina ka folur për pranimin e gazit amerikan nga Kosova.

Ajo në një intervistë për Gazeta Blic ka thënë se është rrezik që të refuzohet gazi amerikan dhe s’duhet të refuzohet.

“Problematike, të rrezikshme. Ne nuk mund të refuzojmë edhe nëse leverdis më shumë gazifikimi se sa gazi amerikan, për arsye të drejtimit se nga do ta marrësh në fushën e integrimit, duhet të qëndrosh krah Amerikës. Dhe nuk është ndonjë projekt që neve na shkakton ndonjë lloj dëmi apo lloj humbje, përkundrazi, krejt çka do të bësh është të lidhesh me një sistem që tashmë ekziston dhe aty janë shtetet që ti i konsideron mike dhe ke raporte të mira me to”, është shprehur Pantina.

Sipas saj, politikisht dhe strategjikisht nuk bën të mbesim jashtë këtij projekti amerikan, ndryshe do të mbetemi të varur nga Serbia.

“Alternativa tjetër mbetet kjo që është, që të jemi të varur gjithmonë nga Serbia apo nga importi i vendeve tjera, kështu që është edhe strategjikisht në të mirën tonë por unë mendoj që edhe ekonomikisht, por strategjikisht, politikisht, ne nuk duhet të mbesim anash këtij projekti”, ka deklaruar Shqipe Pantina.

Related Articles