Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave, sot, ka udhëtuar në Armenisë për të zhvilluar ndeshjen kualifikuese kundër Armenisë për Botërorin Austria&Zelanda e Re.
Ekspedita e Kosovës ka hasur në probleme, pasi që autoritet e aeroportit, nuk e kishin marrë listën e Kombëtares, të cilën FFK-ja ua kishte dërguar para më shumë se dy jave. Kjo për faktin se Armenia nuk e ka njohur Kosovën, prandaj kërkohej verifikimi edhe njëherë i listës duke u bazuar në dokumentet e udhëtimit (pasaportave).
Ky ishte një maltretim i panevojshëm dhe tepër dëshpërues nga ana e autoriteteve të këtij vendi për ekspeditën e kombëtares sonë.