“Problemi më i madh i bletarisë, falsifikimi i mjaltit”

“Problemi më i madh i bletarisë, falsifikimi i mjaltit”

Dikur profesor e sot pensionist, Raif Muçolli, kryetar i Shoqatës së Bletarëve “Llapi” në Podujevë, kohën më të madhe të tij sot ua kushton bletëve.

Mashtrimet në emër të mjaltës e nervozojnë 73-vjeçarin.

Mjalti i përzier me shumë përbërës të tjerë, sipas bletarit, mund të ketë efekte anësore për shkak të miksimit të produkteve të ndryshme, meqë për ta bërë atë përshtatje, do të duhej që kompanitë e tilla të kenë licencë dhe shkollim përkatës.

Muçolli në Kiks alarmon qytetarët që të mos bien pre e mashtrimeve “online” dhe bizneseve apo individëve që reklamojnë në këto platforma produkte të patestuara.

Nga Fshati Herticë i Podujevës, Muçolli, me shumë emocion, rrëfehet për pasionin e tij – punën me bletët dhe përpunimin e mjaltit.

Sipas bletarit, mjalti cilësor ka shumë dobi të mira për trupin, por vetëm kur produkti të jetë vërtetë mjaltë. Andaj, sipas Muçollit, qytetarët duhet të kenë kujdes edhe kur të blejnë vetëm mjaltë, pa qëllim të humbjes apo shtimit të peshës.

Related Articles