Proces gjyqësor kundër AstraZenecas për vaksinat?

Proces gjyqësor kundër AstraZenecas për vaksinat?

Komisioni Evropian po përgatitet të fillojë një proces gjyqësor kundër AstraZeneca, njoftoi “Politiko”, duke cituar pesë diplomatë të Bashkimit Evropian.

Në takimin e ambasadorëve të mërkurën, shumica e vendeve anëtare të BE-së thanë se do ta mbështesnin procesin gjyqësor kundër kompanisë për shkak të ankesave që ajo nuk dorëzoi dozat e rëna dakord të vaksinave të koronavirusit në Bashkimin Evropian, raporton Reuters.

Qëllimi i procesit gjyqësor është ta detyrojë AstraZenecan të sigurojë dozat e parashikuara në marrëveshjen me BE-në, shtohet në informacionin që citon diplomatin, pa e emërtuar.

Related Articles