Ministrat e punëve të brendshme të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit – tetë anëtarë të BE-së, presidenti aktual i BE-së, si dhe përfaqësues të Komisionit Evropian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor – do të mblidhen sot në Berlin.
Takimi i ministrave të Brendshëm, siç njoftoi kancelari gjerman Olaf Scholz, vazhdon procesin e Berlinit, i cili u iniciua në vitin 2014 nga kancelarja e atëhershme Angela Merkel me qëllim afrimin e Ballkanit Perëndimor me BE-në.
Në takim janë të ftuar ministrat e Punëve të Brendshme të Austrisë, Francës, Greqisë, Bullgarisë, Kroacisë, Italisë, Polonisë, Sllovenisë, Republikës Çeke si presidentë të BE-së, Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë, Kosovës, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Sllovenisë.
Është bërë e ditur se në Berlin do të mbërrijë edhe Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme, Ilva Johansson.
Sipas njoftimit të MPB-së gjermane, temë e takimit do të jetë lufta kundër migracionit të paligjshëm, korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe xhihadistëve.
Me rastin e takimit, ministrja gjermane e Punëve të Brendshme Nansi Feser dhe kolegu i saj austriak Gerhard Karner u takuan të dielën në Berlin, të cilët theksuan se nevojitet bashkëpunim ndërkufitar në luftën kundër krimit ndërkombëtar.
“Ne mund të bëjmë luftën kundër kontrabandistëve të njerëzve vetëm së bashku, dhe në këtë kemi nevojë për vendet e Ballkanit Perëndimor si partnerë”, tha Karner.
Ai përshëndeti synimin e Gjermanisë për të inkurajuar bashkëpunimin e mëtejshëm në luftën kundër kontrabandistëve në takimin në Berlin.
Takimi fillon në orën 14, ndërsa rreth orës 17 është planifikuar një konferencë për media e ministrit Fezer dhe komisionerit Johansson.
Takimi i ministrave të brendshëm është një përgatitje për Samitin e Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet në Berlin më 3 nëntor.