Ministrja për Punë të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, ka marrë pjesë në takimin ministror të Procesit të Berlinit që është mbajtur në Tiranë.
Në këtë takim ajo ka theksuar se akti i agresionit të Serbisë ndaj Kosovës duhet të dënohet universalisht dhe me vendosmëri dhe se BE-ja duhet të vendosë sanksione ndaj Serbisë, raporton Klan Kosova.
“Gjatë Takimit Ministror të Procesit të Berlinit në Tiranë, theksova se akti i agresionit të Serbisë ndaj Republikës së Kosovës duhet të dënohet universalisht dhe me vendosmëri dhe se BE-ja duhet të vendosë sanksione ndaj Serbisë”, ka shkruar ajo në platformën X.
During the #BerlinProcess Ministerial Meeting in Tirana, I emphasized that Serbia’s act of aggression against the Republic of Kosova must be condemned universally and resolutely, and that the EU should impose sanctions on Serbia. pic.twitter.com/142rgd9efZ— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) October 6, 2023