Procesi në Hagë, veteranët i shkruajnë diplomatëve të huaj

Procesi në Hagë, veteranët i shkruajnë diplomatëve të huaj

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka bërë të ditur se u ka dërguar letra zyrtare një mori diplomatëve të huaj, të BE-së dhe ShBA-së.

Në një reagim të lëshuar për media OVL UÇK bën të ditur se letrat e dërguara kanë të bëjnë me procesin në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Në mesin e këtyre personaliteteve që u nisën letra janë Eliot Engel, ish-kongresmen i ShBA-së, Ritchie Torres, anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së, Kaja Kallas, përfaqësuese e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, si dhe eurodeputetëve Lukas Mandl dhe Thijs Reuten.

“Në këto letra, OVL UÇK ka shprehur shqetësimet tona për trajtimin e bashkëluftëtarëve tanë nga Dhomat e Specializuara, duke kërkuar drejtësi të barabartë dhe trajtim me respekt në përputhje me vlerat evropiane dhe ndërkombëtare”, deklaron OVL UÇK.

Më poshtë e keni listën e plotë të personaliteteve ndërkombëtare që OVL UÇK u dërgoi letra:
Agnes Callamard, sekretare e Përgjithshme e “Amnesty International”;
Tirana Hassan, drejtoreshë ekzekutive e “Human Rights Watch”;
Teresa Anjinho, Avokatja e Popullit të BE-së;
Ambasador Gerard McGurk, shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë;
Eliot Engel, Ish-kongresmen i Shteteve të Bashkuara të Amerikës;
Ritchie Torres, Anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së;
Kaja Kallas, përfaqësuese e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë;
Lukas Mandl, deputet në Parlamentin Evropian;
Thijs Reuten, deputet në Parlamentin Evropian, dhe disa personaliteteve tjera.

Related Articles