Producentja izraelit i trillerit të spiunazhit “Teheran” u gjet i vdekur të dielën në një dhomë hoteli në Athinë, thanë zyrtarët e policisë greke, ndërsa një hetim për incidentin është duke u zhvilluar.
Trupi i gruas 52-vjeçare, i identifikuar si Dana Eden, u gjet pasi një i afërm bëri disa përpjekje të dështuara për ta gjetur atë.
Rasti po trajtohet si vetëvrasje bazuar në prova dhe dëshmi, thanë zyrtarët e policisë.
Hetuesit grekë gjetën pilula në vendngjarje. Një mjek ligjor gjeti gjithashtu mavijosje në qafën e viktimës.
“Ky është një moment pikëllimi të madh për familjen, miqtë dhe kolegët”, tha në një deklaratë kompania ndërkombëtare e prodhimit Donna and Shula Productions.
Eden ishte në Greqi duke xhiruar sezonin e katërt të serialit Teheran, raportoi media izraelite Kan.
