Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hotelin “Venus”. Një 34 vjeçare ka mbetur e vdekur pasi ka rënë nga kati i dytë i hotelit në magjistralen Prishtinë – Lipjan. Viktima është Artila Kameri nga Gjakova. Ajo dyshohet se ishte bashkë me një person në një dhomë të hotelit derisa dyshohet se pas një zënke ka kërcyer nga ballkoni i objektit dhe ka mbetur e vdekur.
Sipas dyshimeve të para, Artila Kameri ka qenë bashkë me një person në dhomën e hotelin në kohen kur ka ndodhur ngjarja tragjike.
Kush është Artila Kameri?
Artila Kameri është një biznesmenë nga Gjakova e cila kishte në pronësi një sallon estetike në Gjakovë.
Disa ditë me parë Artila kishte zënë vendin e katërt në Kampionatin Botëror të Bukurisë që u mbajt në Napoli të Italisë. Ajo ishte njē specialiste në estetikën e thonjve.
Artila Kameri ishte nënë e një vajze. Gazeta mëson se bashkëshorti i saj ka vdekur gjatë kohes sa Artila ishte shtatzënë.
Çfarë thotë Policia për rastin?
Policia ka nisur hetime për rastin.
“Sot në stacionin policor të Graqanicës është iniciuar një rast hetim mbi vdekjen, ku viktimë është një femër 34 vjeç, vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia në koordinim me Prokurorinë ka nisur dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do të ndihmonin hetimin dhe sqarimin e rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, ka thënë Flora Ahmeti.