“Profesor Fuxhimori a qysh e pat emrin”, Konjufca tallet me Kokajn – shkakton të qeshura

“Profesor Fuxhimori a qysh e pat emrin”, Konjufca tallet me Kokajn – shkakton të qeshura

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shkaktuar të qeshura pas fjalimit të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj.



Teksa diskutohej për çështjen e ekspertit që paguhej 1000 euro dita, të angazhuar nga MINT-i, deputeti Kokaj ka sjellë një përvojë se si një ekspert japonez fitoi 300 mijë dollarë për funksionalizimin e një laboratori.

“Dy diskutant të fundit i çmoj se janë njerëz që në kohën në luftën e kanë eksponu trupin para plumbit, i çmoj tejmase. Por, lidhur me komentin e vlerës se sa paguhet eksperti, po më duhet të them një – në eksperiencën time në Universitetin… mbetëm dy tre-muaj, s’dinim me laboratorin laserik dhe erdh profesor Çigjiyci nga Japonia. A m’besoni më pak se 15 minuta ka fituar 300 mijë dollarë”, ka deklaruar ai.

Lidhur me këtë, ka kërkuar kundër-replikë deputeti I PDK-së, Hajdar Beqa. Konjufca ka shfrytëzuar këtë për t’u tallur me deputetin Kokaj.

“Ni kundër-replikë a? Për qat profesor Fuxhimori a qysh e pat emrin ai?”, ka deklaruar Konjufca.

Related Articles