“Ishte e pritshme”, profesori amerikan thotë se Vuçiqi u mund nga Osmani

“Ishte e pritshme”, profesori amerikan thotë se Vuçiqi u mund nga Osmani

Profesori amerikan, Edward Joseph përmes një reagimi në platformën “X” ka thënë se presidenti Aleksandar Vuçiq u mund dje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Profesori i Universitetit, Johns Hopkins në SHBA ka thënë se Osmani ishte tërësisht e përgatitur.

“Surpriza më e madhe nga përballja e Këshillit të Sigurit të OKB-së mes Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq: Vuçiqi bombastik u tejkalua nga Osmani dinjitoz dhe e përgatitur tërësisht? Jo, kjo ishte e pritshme”, ka shkruar ai në “X”.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq patën një përballje mbrëmë në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, pas një periudhe tensionesh ndërmjet dy vendeve dhe një ditë pas bojkotimit të procesit të votimit nga serbët lokalë në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë që duhej t’u hapnin rrugën zgjedhjeve të reja.

Presidentja Osmani u përballë me Vuçiqin në këtë seancë të Këshillit të Sigurimit, ku të pranishme ishin edhe katër heroinat kosovare Fahrije Hoti, Vasfije Krasniqi, Elhame Muçolli dhe Shyrete Taihri e përballi Vuçiqin me krimet e luftës të kryera në Kosovë.

Related Articles