Profesori i “TikTok-ut”, Luzim Paci, propozohet për drejtor të arsimit në Vushtrri

<strong>Profesori i “TikTok-ut”, Luzim Paci, propozohet për drejtor të arsimit në Vushtrri</strong>

Asambleisti i PDK-së në Vushtrri, Ilmi Azemi, ka propozuar Lulzim Pacin për drejtor të arsimit.

Kjo drejtori ka mbetur pa drejtor qe një kohë kohë pas dorëheqjes së ish drejtoreshës Maloku.

Përmes një postimi, Azemi, ka vlerësuar se Paci mund të udhëheq me këtë drejtori, pasi ka përgatitjen e duhur.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetar të Vushtrrisë, Lulzim Paci është profesori adekuat për të udhëhequr DKA-në e Vustrrisë!

Kjo për faktin se përveq përgaditjes, përvojes dhe eksperiences që posedon mrekullueshëm do të krijoj duetin kryetar (çifteli) dhe drejtor (vallëtar profesionist).

Lulzim Paci, mesimdhenes ne shkollen Fillore “Andon Zako Çajupi ne Vushtrri, pastaj nga viti 2006 kalon si profesor pranë Shkolles se mesme te larte ;Gjimnazi Eqrem Çabej” në Vushtrri.

Ka te perfunduar 2 Mastera: 1.Specializim ne mesimdhenien lëndore të Bologjisë

(Fakulteti i Edukimit ) dhe 2.Diplomaci (Kolegji Universum) po ashtu që nga viti 2018 e tutje si Kordinator i cilesise pranë Gjimnazit ne Vushtrri (afer 500 ore trajnime te ndryshme lidhur me mesimdhenie).

Related Articles