Nezir Kraki, ligjerues i shkencave politike në Universitetin e Parisit thotë se Kryeministri Albin Kurti bën gabim . Sipas tij, kur Kurti e krahason lejimin e shamisë me votimin në moshën 16-vjece, këtë e bën për vota.
“Mosha 18 vjeçare duhet të mbetet kufiri që ndan fëmijën nga i rrituri”, shkruan profesori Kraki, pasi Kryeministri Kurti deklaroi se është për lejimin e shamisë te vajzat mbi 16 vjeç, që i bie edhe te nxënëset në shkolla të mesme.
Kraki ka komentuar deklaratën e Kurtit, i cili sot tha se është për lejimin e shamisë te vajzat mbi 16 vjeç, ashtu siç është lejimin e votimit në zgjedhje nga mosha 16-vjeçare.
“Kur e lidh me mundësinë e votimit nga mosha 16 vjeçare, Albini e bën këtë për vota. Në fakt, votimi nga mosha 16 vjeçare është ide e gjithhershme e partive të majta në mbarë Evropën sepse historikisht moshat e reja votojnë më shumë majtas, të vjetrat djathtas. Pra, edhe këtu jemi larg nga brengosja e sinqertë për më shumë liri e të drejta për rininë”, shkruan ai.
Shkrimi i plotë dhe pa ndërhyrje i Krakit:
Edhe Albini gabon, shume bile
Ka gabu atehere dhe gabon edhe sot kur deklaron se maturiteti fillon ne moshen 16 vjecare. E keta myhybët e tij qe s’guxojne gojen me e qel duhet t’i thone qe eshte gabim.
Sqarimi i tij nuk eshte koherent dhe krahasimi me mundesine e marteses ne moshen 16 vjecare eshte absurd. Absurd sepse per martese nen moshen 18 vjecare duhet pajtimi i prindit dhe po i bie qe edhe per vendosjen e shamise fjala e prindit eshte e fundit.
Kur e lidh me mundesine e votimit nga mosha 16 vjecare, Albini e ben kete per vota. Ne fakt, votimi nga mosha 16 vjecare eshte ide e gjithhershme e partive te majta ne mbare Evropen sepse historikisht moshat e reja votojne me shume majtas, te vjetrat djathtas. Pra, edhe ketu jemi larg nga brengosja e sinqerte per me shume liri e te drejta per rinine.
Mosha 18 vjecare duhet te mbetet kufiri qe ndan femijen nga i rrituri. Ne shoqerite normale e gjithe jeta sociopolitike eshte e organizuar rreth ketij parimi. Raportet familjare, pergjegjesite civile e penale, ndalesat dhe autorizimet…. Natyrisht rregulla edhe mund te ndryshojne me kohen, pse jo, por per momentin ne Evropen ku duam te shkojme, mosha madhore eshte 18 vjec. Dhe do t’ishte teper zhgenjyese nese Albini ben leshime te tilla per nje grusht vota mesjetare.
Per me teper, nuk arrij ta kuptoj se si Albinit i duket normale shkelja e statusit dhe lirise se femijes ne baza gjinore.
Dhe nuk e pranoj arsyetimin se « e kemi premtuar dhe duhet ta bejme ». Edhe bashkimi kombetar eshte premtu, jane premtu shume gjera utopike kur VV e kishte lluksin e vrojtimit. Tash eshte ne realitetin e veprimit dhe vendimit por nuk guxon as VV te marre vendime me parapavije elektoraliste se NUK eshte votu per shami por per qeverisje te mire.
Thjesht, dhe nuk dua komente debile ketu, femijet NUK kane nevoje te behen gati per jeten e dyte ende pa e fillu te paren.
Albini pra eshte gabim dhe krejt ju qe s’keni guxim me i thene te zezes e zeze nuk i duheni as Albinit, as Kosoves as Zotit dhe as dreqit.