Profesor Nuri Bexheti ka treguar se paradite ka votuar në Maqedoninë e Veriut ku po mbahen zgjedhjet komunale, e pasdite është nisur për të votuar në Prishtinë, pasi që edhe në Kosovë po mbahen zgjedhjet komunale, raporeton Gazeta ‘Enigma’.
I pyetur nëse ishte e bezdisshme për të që të bënte rrugë të gjatë, Bexheti tha: “Nuk e di pse e përmende rrugën kur kemi këto rrugë të mira dhe një infrastrukturë kaq të mirë moderne”.
“Ka një progres të jashtëzakonshëm, ne duhet të jemi me këmbë në tokë, ka zhvillim edhe andej edhe këndej”, shtoi profesori.
“Ka zhvillim të madh në të dy vendet edhe andej edhe këndej”, transmeton Gazeta Enigma.
“Dy dekadat e fundit janë dekadat epokës shqiptare”./Gazeta Enigma/