Gjilani ka shënuar fitore me rezultat 2-1 ndaj Dukagjinit në kuadër të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës, shkruan Gazeta Enigma.
Gjilanasit kaluan në epërsi në minutën e 24-të me Gerhard Prognin pas asistimit të Tomislav Sorsës.
Dukagjini e barazoi rezultatin në minutën e 38-të me autogolin e Arbër Prekazit.
Golin e fitores për Gjilanin e shënoi Elton Cale në fundin e takimit.
Më poshtë ua sjellim përsëri golin e mrekullueshëm të Gerhard Prognit i cili aktualisht është futbollisti me formën më të mirë në Kosovë./ GAZETA ENIGMA/