Federata e Futbollit të Kosovës lojtarin e SC Gjilani, Gerhard Progni ka dekoruar me çmimin “Ylli i Javës”, shkruan Gazeta “Enigma”.
“Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, bkt kosov, vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”, për lojtarin më të mirë të xhiros”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.
“Ylli i Javës” për xhiron e 32-të në BKT Superligë është shpallur futbollisti i SC Gjilani , Gerhard Progni.
“Sulmuesi 35-vjeçar ishte vendimtar në fitoren që Gjilani e arriti si mysafir në Lipjan kundër Ulpianës, 4:0, duke shënuar tre gola. Ai realizoi në minutat 35’, 44’ e 72’” , thuhet në njoftimin e tyre.
Tutje ata kanë theksuar se “kjo është hera e tretë që sulmuesi nga Shqipëria shpallet “Ylli i Javës”. Ai për herë të parë ishte shpallur fitues i këtij çmimi në javën e 6-të, kurse më pas edhe në javën e 18-të. Çmimin e dytë nuk e kishte marrë për arsye se menjëherë pas pëfundimit të stinorit vjeshtor kishte udhëtuar për vendlindje. Për këtë arsye, ai gjatë ditës së sotme u nderua me dy çmimet, për xhiron e 18-të dhe për xhiron e 32-të”.
Nga FFK-ja kanë theksuar se “@g.progni7 ishte ndër lojtarët më të mirë të këtij edicioni jo vetëm te @scgjilani, por në përgjithësi në kampionat”./Gazeta Enigma/