Qeveria Kurti ka publikuar Programin për mandatin e qeverisës në të cilën trajtohen shumë gjëra ndërsa primare do të jenë rimëkëmbja ekonomike dhe menaxhimi i pandemisë Covid-19.
Ndër premtimet tjera të Qeverisë është edhe përmirësimi i infrastrukturës rrugore. Në planet e qeverive të kaluara ka qenë edhe ndërtimi i Autostradës së Dukagjinit i cili parashihte ndërtimin e trasesë së re karshi asaj ekzistuese.
Qeveria parasheh që të mos ndërtohet autostradë e re por vetëm të zgjerohet rruga ekzistuese.
Ndërkohë Kurti parasheh edhe ndërtimin e rrugëve tjera rajonale sikur ajo Deçan-Plavë, Prizren-Tetovë dhe Gjilan – Kumanovë.