Projektligji i pagave: Lypet kohë shtesë për pagat e trasha (VIDEO)

Projektligji i pagave: Lypet kohë shtesë për pagat e trasha (VIDEO)

Në Komisionin për Administratë Publike të hënën, nisi shqyrtimi i dytë i projektligjit për Zyrtar Publik e ai për Pagat.

Opozita, nuk po e kuptonte urgjencën e pushtetit për trajtimin e përshpejtuar të projektligjeve, për çka kërkoi më shumë kohë.

Sqarimin e dha kryetari i Komisionit Valon Ramadani, që tha se erdhi si kërkesë e deputetëve nga seanca e fundit e Parlamentit.

Anise mirëpret reformën, që ligji i cili pritet të hyjë në fuqi më 1 shkurt të mos përfundojë në Gjykatën Kushtetuese, AAK-ja do që koeficienti të mos jetë 121 euro por 129.

Dallimet në renditjen e pozitave të ndryshme, i sqaroi i dyti i Administratës Publike, Bardhyl Dobra. Por ai u përplas me Hykmete Bajramin e LDK-së, për çështjen e rekrutimit në pozitat menaxheriale.

Related Articles