Aprovimi i parë nga Kuvendi, iu dha në shtator të vitit të kaluar.
Nga ajo kohë, projektligji për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit është në plotësim-ndryshim.
Në institucionin që ka për synimin luftimin e korrupsionit, thonë se vonesat në miratimin e ligjit që u cakton fushëveprimtarinë dhe i ndërron emrin AKK-së, u shkaktojnë telashe.
Por me këto probleme mund të mos përballen, meqë projektligji pritet të marrë dritën e gjelbër kah fundi i majit./Gazeta Enigma/