Projektligji për pensionim të parakohshëm të mësimdhënësve – Konjufca pranon propozimin

Projektligji për pensionim të parakohshëm të mësimdhënësve – Konjufca pranon propozimin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim me Rrjetin e Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP), të përbërë nga 14 organizata të shoqërisë civile në vend raporton Gazeta “Enigma”.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se ai ka pranuar nismën legjislative të nënshkruar nga 10 mijë qytetarë.

“Në bazë të Ligjit për nisma legjislative, Konjufca pranoi në mënyrë solemne nismën legjislative të nënshkruar nga 10 mijë qytetarë, me propozimin për hartimin e projektligjit për pensionimin e vullnetshëm të parakohshëm të mësimdhënësve në arsimin parauniversitar, si dhe për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për arsimin parauniversitar, të dorëzuar nga përfaqësues të ROSCAP”. /Gazeta Enigma/

Related Articles