Për të tretën ditë me radhë, stafi mbështetës i Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe prokurorët e kësaj prokurorie, po protestojnë për temperaturat e larta dhe mosfunksionomin e sistemit të klimatizimit brenda këtij objekti.
Anëtarët e Këshillit Grevist thonë se protesta do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Duke përmendur problemet me të cilat përballet stafi i kësaj Prokurorie, grevistët thanë se problemi me sistemin e klimatizimit në këtë objekt, është prej kur është ndërtuar objekti.
“Gjendja është definitivisht e tmerrshme, shumica prej stafit kanë bërë edhe kërkesa për pushim mjekësor”, tha njëra nga punonjëset e stafit të kësaj prokurorie.