Prokurori i Shtetit i pranoi mbi 52 mijë raste në vitin 2023, i përfundoi mbi 41 mijë

Prokurori i Shtetit i pranoi mbi 52 mijë raste në vitin 2023, i përfundoi mbi 41 mijë

Ushtruesi i detyrës i kryeprokurorit të shtetit Besim Kelmendi, në fjalën e tij në konferencën vjetore, megjithëse përmendi se viti 2023 ishte me sfida, bëri me dije se Institucioni i Prokurorit të Shtetit pranoi 52 mijë e 93 raste.

Kelmendi theksoi se nga këto raste, Institucioni i Prokurorit të Shtetit i përfundoi 41 mijë e 973.

“Viti i kaluar ishte një vit sfidash por konsideroj mjaft edhe efikas për institucionin e prokurorit të shtetit gjatë vitit 2023. Institucioni i Prokurorit të shtetit ka punuar ose ka pranuar në punë 52 mijë e 93 raste nga të cilat ka përfunduar 41 mijë e 973 raste. Bazuar në raportet kredibile ndërkombëtare, në vitin 2023 Kosova ka shënuar rezultate të konsiderueshme në fushën e sundimit të ligjit”, u shpreh Krasniqi.

“Andaj këto suksese janë argumenti më i mirë se edhe zyrtarët që vazhdimisht që kritikojnë punën e Prokurorit të Shtetit, i pranojnë rezultatet dhe sukseset e punës tonë”.

Related Articles