Tetë zyrtarë ligjorë janë pranuar nga konkursi në Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Në mesin e tyre është pranuar edhe Bleona Qalaj, e cila është vajza e Agron Qalajt, prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.
I kontaktuar nga KlanKosova.tv, Qalaj tha se nuk ka ushtruar kurrfarë ndikimi në konkurs që e bija të pranohet.
“Unë as që jam afruar. Vajza shyqyr Zotit që është e zonja vetë dhe është pranuar. Kurdo është e gatshme të hyjë sërish në provim”, ka thënë Qalaj përmes telefonit.
Si zyrtare ligjore është pranuar edhe Egzona Mehmeti, e cila mësohet se ka lidhje familjare me Lindita Mehmetin, administratore në zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Të tjerët që janë punësuar me këtë konkurs janë: Besnik Barku, Njomzë Halilaj, Dafina Arifi, Arbër Nikolla, Donika Kllokoqi dhe Jeta Ademaj.