Prokuroria deklarohet për vdekjen e afaristit Lulzim Kryeziu

Prokuroria deklarohet për vdekjen e afaristit Lulzim Kryeziu

Vdekja e Lulzim Kryeziut, afarist i njohur në Kosovë, ka pikëlluar shumë kolegë ë bashkëpunëtorë të tij.

Sipas policisë, viktima është gjetur i varur në një objekt në fshatin Mleqan të Malishevës.

Rasti në prokurori është duke u hetuar si “hetim i vdekjes”.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Hekuran Batusha, tha se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

“Ju njoftojmë se lidhur me këtë rast Prokurori i Shtetit ka dal në vendin e ngjarjes dhe trupi i pajetë i viktimes është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Ky rast është duke u hetuar si Hetim i vdekjes”, tha Batusha për Express.

Related Articles