Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka dorëzuar dosjen paraprake në rastin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Hajredin Kuçit.
Sipas dokumentit të dorëzuar më 19 shtator, Prokuroria ka dorëzuar një përmbledhje që përmban përmbledhje të provave që ata synojnë që të paraqesin për të vërtetuar akuzat në aktakuzë.
Ashtu siç urdhëroi gjykatësja e procedurës paraprake në muajin korrik, ZPS-ja dorëzoi dosjen paraprake në çështjen kundër Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit. Dosja u dorëzua si konfidenciale bashkë me listën e dëshmitarëve dhe listën e provave materiale të Prokurorisë. Protokollimi relevant me të dhëna për këtë parashtrim mund të gjendet këtu, thuhet në njoftim.