Prokuroria Themelore në Mitrovicë, u ka bërë apel të gjithë qytetarëve, që të mos bien pre e mashtrimeve nëpër platforma të komunikimit.
Sipas tyre nga persona të paautorizuar po u kërkohen të dhënat personale të kartelës së llogarive nëpër bankat vendore, dhe luteni që asesi të mos shpërndani këto të dhëna.
Njëkohësisht Prokuroria u bënë apel të gjithë qytetarëve që kanë pranuar kërkesa të tilla dhe atyre që kanë shpërndarë të dhënat e llogarive bankare dhe potencialisht janë dëmtuar, që të lajmërohen në stacionin më të afërt policor të vendbanimit tuaj për të dhënë deklaratë në cilësinë e të dëmtuarit/dëshmitarit.