Drejtoria e Hetimeve Rajonale të Pejës dhe Krimit të organizuar në Prishtinë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Pejës kanë kryer një aksion në rajonin e Pejës, ku kanë arrestuar në flagrancë katër persona.
Zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, ka deklaruar se tre prej tyre dyshohen për veprën penale “detyrimi” dhe një për “armëmbajtje pa leje”.
Ai bëri me dije se Prokuroria do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.
“Sot Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me Drejtorinë e Hetimeve Rajonale të Pejës dhe Krimit të organizuar në Prishtinë pas zbatimit të masave të veçanta, kanë arritur që t’i kapin në flagrancë katër persona. Tre prej tyre për veprën penale “detyrimi” dhe një për “armëmbajtje pa leje” që të tretë janë arrestuar nga Policia e Kosovës”, ka thënë Nikçi.