Prokuroria e Pejës ngre aktakuzë ndaj KEDS-it dhe tre punëtorëve të saj për vdekjen e punëtorit nga rryma

Prokuroria e Pejës ngre aktakuzë ndaj KEDS-it dhe tre punëtorëve të saj për vdekjen e punëtorit nga rryma

Prokuroria Themelore e Pejës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj KEDS dhe tre punëtorëve të saj për vdekjen e një punëtori nga energjia elektrike në Levoshë të Pejës, në shkurt të vitit 2023.

Aktakuza është ngritur ndaj të pandehurve A.Z, G.N dhe A.N, për shkak të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” nga Kodi Penale i Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, me datë 4 shkurt të vitit 2023, në fshatin Levoshë të komunës se Pejës, i pandehuri si person juridik “Kompani Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike SH.A”, në cilësinë e përgjegjësit për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës nga pakujdesia, nuk ka vepruar në pajtim me dispozitat ligjore, ka rrezikuar jetën e njerëzve në atë mënyrë, që i pandehuri në cilësi të pronarit të personit juridik edhe pse ka qenë i detyruar të zbatoj masat parandaluese në të gjitha aspektet e punës, duke bërë vlerësim të hollësishëm për masat mbrojtëse, konkretisht në sigurimin e kushteve të sigurta për punë, nuk ka krijuar kushte të sigurta dhe të shëndetshme të punës për parandalimin e rreziqeve, nën rrjetin largpërçuesve-sipërfaqes mbi të cilën shtrihet rrjeti për të krijuar siguri gjatë ndërhyrjes në linje dhe nuk ka zbatuar organizimin e procesit të punës tek kyçja e rrymës në rrjetë nga ekipi i ndërhyrjes pa i respektuar procedurat në fuqi të parapara me vlerësim të riskut, ashtu që, ditën kritike deri sa i dëmtuari tashmë i ndjeri V.P, punëtor mirëmbajtës i rrjetit gjatë procesit të punës, duke punuar për t’i eliminuar defektet ne rrjetin elektrik “Dalja 10 KV-Maja e Zezë në Pejë” në një moment si pasojë e kushteve të rrezikshme në vendin e punës vije deri tek kontakti me rrymën dhe si pasojë vdes në vendin e ngjarjes.

I pandehuri A.Z, akuzohet se në cilësinë e udhëheqësit për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës nga pakujdesia, nuk ka vepruar në pajtim me dispozitat ligjore dhe në cilësi të përgjegjësit për komunikim me dispeçerin në Qendrën Komunikuese në Pejë, derisa viktima pjesë e ekipit me të pandehurin dhe punëtorin I.Sh ishte duke e kontrolluar rrjetin e energjisë elektrike , i pandehuri, pa u siguruar se viktima nuk ishte në kontakt me rrjetin elektrik, përmes numrit të tij të telefonit, kontakton Qendrën Komunikuese në Pejë, duke i kërkuar që në linjën e lartcekur të lëshohet rryma, dhe në bazë të kërkesës së tij, nga baza lëshohet rryma, ku si pasojë e kësaj viktima V.P, vije deri tek kontakti me rrymën dhe si pasoj vdes në vendin e ngjarje.

“Ndërsa i pandehuri, A.N në cilësinë e koordinatorit të rrjetit (udhëheqës në detyrë) përgjegjës për sigurinë në vendin e punës, bashkë me të pandehuri G.N, cilësinë e ekspert të sigurisë dhe shëndetit ne punë, nga pakujdesia, edhe pse kanë qenë të detyruar të zbatoj masat parandaluese në të gjitha aspektet e punës, duke bërë vlerësim të hollësishëm për masat mbrojtëse, të zbatoj masat parandaluese në të gjitha aspektet e punës, duke bërë vlerësim të hollësishëm për masat mbrojtëse, duke mos i respektuar rregullat e lartcekura kanë vënë në rrezik jetë e punëtorëve të KEDS-it, ku si pasojë ka humbur jetën viktima V.P, punëtor i kësaj kompanie”, thuhet në njoftim.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila ju vihet në barrë.

Related Articles