Prokuroria heq nga lista 12 dëshmitarë në rastin “Thaçi dhe të tjerët”

Prokuroria heq nga lista 12 dëshmitarë në rastin “Thaçi dhe të tjerët”

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka bërë të ditur se në rastin “Thaçi dhe të tjerët” i ka larguar 12 dëshmitarë.

Sipas njoftimit, ZPS-ja nuk do të mbështetet më në dëshmitë e 12 dëshmitarëve, e gjithashtu do t’i paraqesë deklaratat e tetë dëshmitarëve me shkrim.

“Siç ishte bërë e ditur gjatë konferencës për ecurinë e çështjes më 1 tetor, për të cilën informuam këtu, ZPS-ja njoftoi sot, më 1 nëntor, se nuk do të mbështetet më në dëshmitë e dymbëdhjetë dëshmitarëve. Gjithashtu, ZPS-ja do t’i paraqesë deklaratat e tetë dëshmitarëve me shkrim në vend të dëshmive të drejtpërdrejta në gjykatë”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara. /Gazeta Enigma

Related Articles