Prokuroria ia cakton masën e paraburgimit Dardan Molliqajt dhe 5 aktivistëve të tjerë të PSD-së

Prokuroria ia cakton masën e paraburgimit Dardan Molliqajt dhe 5 aktivistëve të tjerë të PSD-së

Prokuroria ia ka caktuar masën e paraburgimit prej  48 orësh Dardan Molliqajt dhe 5 aktivistëve të tjerë të PSD-së që u arrestuan sot në protestën kundër kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

Lajmin e ka bërë të ditur Frashër Krasniqi nga kjo parti.

“Prokuroria ka vendosur që kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj, Zgjim Hysenit, Nol Nushit, Agron Kabashit, Korab Korçës dhe Gent Brahimit t’iu jepet masa e paraburgimit për 48 orë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Tutje PSD thotë se ky vendim është politik dhe i padrejtë, teksa tutje ka kërkuar lirimin e tyre.

“Kështu po provohet ta ndalin zërin opozitar, ta relativizojnë padrejtësinë e Gjykatës Speciale”, thuhet në reagim.

Related Articles