Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje rreth Xh.U., i cili është ndaluar për veprat penale ‘mashtrimi me subvencione’ dhe ‘ushtrimi i ndikimit’.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se i dyshuari, në cilësinë e fermerit (përfituesit të subvencioneve), ka paraqitur të dhëna të rreme dhe jo të sakta me rastin e aplikimit për subvencione në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB), me qëllim të përfitimit të subvencioneve.
Tutje, thuhet se kështu i ka shkaktuar dëm të madh buxhetit të Republikës së Kosovës.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh.