Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga gjykata caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarve për vrasjen e djeshme në Bibaj të Ferizajt, raporton Gazeta Enigma.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarve F.R., dhe J.M., për rastin e vrasjës së rëndë në fshatin Bibaj të komunës së Ferizajt.”
Përmes komunikatës, Prokuroria ka dhënë detaje se si ka ndodhur rastik tragjik, mbrëmjen e të premtes.
“I pandehuri F.R., për motive të ulëta me dashje që ta privojnë nga jeta sapo vërejnë të ndjerin se hynë në parkingun e lartcekur, të pandehurit secili me automjete të veta ndalën në vendin e ngjarjes, ku i pandehuri J.M., në dorë ka mbajtur në mjet të fortë (teshlicë) dhe është vërsulur në drejtim të ndjerit, kurse i pandehuri F.R., me armën zyrtare automatike ka shtënë disa herë në të ndjerin S.S., dhe me atë rast ka vënë në rrezik edhe personat tjerë të cilët kanë qenë së bashku me të ndjerin”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Tutje, prokuroria tha se të pandehurit, në bashkëkryerje e kryen veprën penale “Vrasje e rëndë”.
Kujtojmë se mbrëmë në një aheng familjar një 89-vjeçar ka mbetur i vdekur, si pasojë e plagëve të marra nga një person i cili është zyrtar policor, por që në momentin kritik ishte jashtë detyrës zyrtare.
Sipas policisë, pas kryerjes së veprës penale, zyrtari policor që ishte jashtë detyrës zyrtare është vetëdorëzuar në polici, ku me vete e ka pasur edhe armën që dyshohet se e ka kryer krimin.