Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga gjykata caktimin e masës së paraburgimit ndaj ish-prokurorit Ali Rexha.
Rexha dyshohet se të mërkurën ka kanosur ish-kolegun e tij, prokurorin në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Lulzim Sulejmani.
Ndaj ish-prokurorit Rexha, Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila është duke e trajtuar rastin, ka kërkuar nga gjykata që të caktojë masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të dyshuarit.
“Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale ‘Kanosja’ (ndaj personit zyrtar)”, ka thënë Prokuroria e Shtetit në raportin 24-orësh.