Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar një muaj paraburgim ndaj serbit Aleksandër Vlajiq që u arrestua dje nën dyshimin e veprës penale “Spiunazhi”.
Vlajiq u arrestua të mërkurën mbrëma në Mitrovicë pas hetimeve disamujore nëpërmjet Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Policisë së Kosovës.
Njoftimin për kërkesën për paraburgim nga tij e ka bërë të ditur vetë Prokuroria e Shtetit përmes një kumtese.
TV Dukagjini ka raportuar të enjten se AKI zbuloi se i arrestuari kishte krijuar një rrjet spiunazhi në Kosovë, dhe të rekrutuarit e tij kanë qenë kryesisht qytetarë serb të cilët kanë punuar në organizata ndërkombëtare në Kosovë.
Aleksandër Vlajiq ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me shefin e qendrës së BIA-s në Novi Pazar, Ratko Gajtanovic, të cilin e ka informuar në vazhdimësi për zhvillime të sigurisë në veriun e Kosovës, thotë raportimi. Po ashtu, mësohet se Vlajiç ka zbuluar emrin e një zyrtari të AKI-së dhe e ka dërguar tek BIA, derisa një gjë të tillë e ka mësuar gjatë takimeve derisa ka qenë zyrtar i Policisë së Kosovës.