Prokuroria liron nga hetimet 13 zyrtarë të ATK-së

Prokuroria liron nga hetimet 13 zyrtarë të ATK-së

Prokuroria Themelore e Prishtinës, të mërkurën i ka pushuar hetimet ndaj 13 zyrtarëve të Administratës Tatimore të Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.

Ky institucion ka njoftuar se sipas aktvendimit PP. NR. 169/23, organi i akuzës ka vendosur të ngrejë aktakuzë ndaj dy pronarëve të kompanive të përfshira në përpjekjen për të përfituar në mënyrë të kundërligjshme shumën rreth 2.8 milionë euro nga rimbursimi i TVSH-së, përmes faturave fiktive.

“ATK thekson se ky rast është një dëshmi e qartë e përkushtimit të institucionit tonë në luftën kundër keqpërdorimeve dhe mashtrimeve financiare. Edhe pse ATK vlerëson se përfshirja në këtë skemë mashtrimi mund të ketë qenë më e gjerë se dy personat e akuzuar, ky aktvendim konfirmon se ATK ka arritur të parandalojë një dëm financiar rreth 2.8 milionë euro ndaj buxhetit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

“Në këtë drejtim, ATK riafirmon përkushtimin e saj për të bashkëpunuar ngushtë me organet e drejtësisë dhe për të përmbushur detyrimet e saj në procedurat gjyqësore ndaj të akuzuarve në këtë rast. Njëkohësisht, ne zotohemi se do të vazhdojmë luftën kundër çdo dukurie negative, duke përfshirë përpjekjet për të përfituar padrejtësisht nga buxheti i shtetit përmes faturave fiktive dhe çdo forme të mashtrimit fiskal. Gjithashtu, do të ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar praktikat e paligjshme që dëmtojnë buxhetin e shtetit dhe besimin e qytetarëve në sistemin tatimor”, thuhet tutje në njoftim.

Related Articles