Prokuroria nis hetimet për sulmin ndaj gjinekologut Veliu

Prokuroria nis hetimet për sulmin ndaj gjinekologut Veliu

Mbrëmjen e së martës në lagjen Ulpiana në Prishtinë u sulmua gjinekologu i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Afrim Veliu, i cili është goditur me një mjet metalik, raporton Gazdeta “Enigma”.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, në një përgjigje për Gazetën “Enigma” ka treguar se Prokuroria Thmelore e Prishtinës ka nisur hetimet në lidhj me rastin.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokurori i shtetit ka iniciuar rastin “Lëndim i lehtë trupor” bazuar nga neni 185 te Kodit Penal të Republikës se Kosovës. Prokurori i shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarre të gjitha masat dhe veprimet hetimore lidhur me ketë çështje”, tha Shala pëe “Enigmën”.

Edhe Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës kanë konfirmuar se Veliu është sulmur dhe se rasti ka ndodhur rreth orës 21:30.

“Mbrëmë rreth orës 21:30, është raportuar për një sulm fizik, të ndodhur në rrugën “Henry Dunant” në lagjen Ulpiana të Prishtinës. Sipas informacioneve të para dyshimet janë ngritur se, teksa po futej në veturë viktima është goditur në kokë me një mjet metalik nga një person i panjohur. Viktima ka pësuar lëndime të lehta dhe ka marrë trajtim mjekësor. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa motivi i sulmit mbetet i panjohur”, tha Borovci. /Gazeta Enigma/

Related Articles