Prokuroria nis hetimet për vdekjen e Festim Isufit

Prokuroria nis hetimet për vdekjen e Festim Isufit

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet lidhur me vdekjen e disenjatorit Festim Isufi, i cili u gjet i vdekur pak ditë më parë në banesën e tij.

Në njoftim thuhet se prokurori kompetent ka hapur tashmë rastin “Hetim mbi vdekjen”.

“Iu njoftojmë se prokurori kompetent ka hapur rastin “Hetim mbi vdekjen” dhe është duke e proceduar çështjen në fjalë“.

Festim Isufi u gjet i vdekur në banesën e tij në “Rrugën B”, të premten e 9 majit.

Dyshohet se 34-vjeçari ka therë me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas i ka dhënë fund jetës.

Related Articles