Prokuroria për incidentin në Skënderaj ku u përfshinë Mehani e Lushtaku: Po intervistohen të dyshuar e dëshmitarë

Prokuroria për incidentin në Skënderaj ku u përfshinë Mehani e Lushtaku: Po intervistohen të dyshuar e dëshmitarë

Kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehani, ndodhet në mjekim nga incidenti i sotëm në një kafene në këtë qytet. LVV dhe vetë ai kanë akuzuar për sulm Sami Lushtakun dhe mbrojtjen e tij, ndërsa prokuroria është vënë në lëvizje.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni, ka konfirmuar se janë duke u intervistuar persona të dyshuar, dëshmitarë dhe viktima.

“Për rastin në fjalë prokurorja kujdestare tërë ditën ka qenë në Skënderaj ku janë mbledhur prova dhe të dhëna tjera relevante për rastin, pasdite ka filluar dhe po vazhdon intervistimi i të dyshuarve, deshmitarëve dhe viktimave në këtë rast”, tha Preteni

Related Articles