Prokuroria pushon hetimet ndaj zyrtarëve të ATK-së

Prokuroria pushon hetimet ndaj zyrtarëve të ATK-së

Prokuroria Themelore e Prishtinës, i ka pushuar hetimet ndaj 12 zyrtarëve të Administratës Tatimore të Kosovës.

Kjo u konfirmua nga organi i akuzës.

Prokuroria thekson se hetimet do të vazhdojnë vetëm ndaj operatorëve biznesorë.

Zyrtarët e ATK-së ishin arrestuar vitin e kaluar nën dyshimin se kishin dëmtuar buxhetin e shtetit për 2.8 milionë euro.

Dyshohet se biznesmeni F.P, kishte pranuar 23 fatura fiktive nga B.B dhe B.B.

Vlera e faturave kap shifrën e 18 milionë eurove.

Lidhur me rastin ishin deklaruar edhe drejtuesit e Administratës Tatimore të Kosovës.

Related Articles