Prokuroria Speciale mirëpret vendimin e Gjykatës në rastin Popoviq

Prokuroria Speciale mirëpret vendimin e Gjykatës në rastin Popoviq

Prokuroria Speciale e Kosovës ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për aprovimin e marrëveshjes së pranimit të fajësisë nga i pandehuri Igor Popoviqi i akuzuar për veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe mosdurimit ndërmjet grupeve etnike.

Në një reagim në Facebook, Prokuroria thekson se riafirmon angazhimin e saj për ndjekjen dhe hetimin e veprave që minojnë paqen dhe harmonia mes komuniteteve në vend.

“Prishtinë, 08 gusht 2025 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës mirëpret vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për aprovimin e marrëveshjes për pranimin e fajësisë kundër të pandehurit I.P., i cili është akuzuar se, me dashje dhe qëllim, ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve etnike, më datë 18.07.2025, rreth orës 12:00, në Rahovec.

Prokuroria Speciale riafirmon përkushtimin e saj për ndjekjen dhe hetimin e këtyre veprave penale, të cilat cenojnë rëndë vlerat demokratike dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve etnike që jetojnë në Republikën e Kosovës”.

Related Articles